Wayne Rooney sërish probleme me flokët, shfaqet në stërvitje me mjekër dhe i thinjur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Wayne Rooney është rikthyer në stërvitje për tu përgatitur për derbin, por ajo çka ra në sy në shfaqjen në stërvitje ishin flokët e tij, ndjeshëm të rrallë e të thinjur. Kjo, pavarësisht ndërhyrjeve dhe mbjelljeve të vazhdueshme ndër vite, që i kanë kushtuar mijëra paund.

Me një ‘look’ të ri referuar mjekrës dhe me flokë të rënë, duket se periudha e izolimit nuk ka qenë edhe aq pozitive për ish futbollistin Manchester United dhe Anglisë.

Siç “The Sun” raporton, 34 vjeçari ka shpenzuar herën e fundit 30 mijë paund për mbjelljen e flokëve. Gjithashtu Rooney thuhet se përdor një sprajt me ngjyrë gjatë ndeshjeve, për të mbuluar thinjat.

Rooney i mbolli flokët për herë të parë në Londër në vitin 2011. Të njëjtën procedurë ai e ka përsëritur vazhdimisht një herë në 2 vjet. Përveç flokëve, fansat kanë kritikuar gjerësisht edhe mjekrën e gjatë të futbollistit./thesun/fjala.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV