Luftë me COVID-19/Rusia nis testimin e vaksinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të premte Rusia ka bërë me dije se do të nis testimin e parë të vaksinës te njerëzit. Ndërkohë 50 punonjës të ministrisë ruse dolën vullnetarë në testimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Me përhapjen e pandemisë, një nga temat kryesore ka qenë vaksina kundër sëmundjes infektive që do të mundësonte kthimin tonë në normalit.

Ministria e mbrojtjes Ruse, me anë të një videoje të publikuar ditën e sotme, ka bërë me dije se po përgatitet të nisë testimin e vaksinës kundër COVID-19 te njerëzit.

Rreth 50 vullnetarë u përzgjodhën nga anëtarët e stafit të ministrisë, të cilët kanë qëndruar për 14 ditë në karantinë për të evituar rreziqet e një kontakti të mundshëm me covid-19.

Shkencëtarët synojnë që me anë të këtij testimi, ti përgjigjen dy pyetjeve kryesore: A është e sigurt vaksina, dhe si përgjigjet trupi ndaj medikamentit?
Hulumtuesit në Institutin e Qendrës te Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji në Rusi, shpresojnë se rezultatet do të tregojnë jo vetëm që vaksina është e sigurt, por edhe se ajo funksionon”.

Ata besojnë se disa miliona doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri, mund të jenë të gatshme në shtator, pasi të marrë miratimin emergjent nga rregullatorët.
Koronavirusi ne rusi deri me tani ka infektuar mbi 440 mije persona dhe I ka marre jetën me shume se 5 mije personave.

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

Me bllok në dorë, Rama shkon në selinë rozë! Mbledh sërish deputetët e Tiranës

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit e zgjedhur të qarkut....

“Më mori në telefon babai i Suel Çelës…”/ Klodiana Lala rrëfen bisedën e tensionuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se...

1943 – Vdekja misterioze e gjeneralit Władysław Sikorski në Gjibraltar

Më 4 korrik 1943, një avion ushtarak B-24 Liberator i Forcës Ajrore Aleate u rrëzua në ujërat e Gjibraltarit pak çaste pas ngritjes, duke...

Arrestimi i 13 doganierëve grekë në Qafë Botë/ Pala e Greqisë me personel të kufizuar

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës sot vijon normalisht kalimi i njerëzve dhe automjeteve private, ndërkohë është pezulluar kalimi i automjeteve të...

Analiza/ Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe...

Lajme të tjera

Web TV