Monika Kryemadhi: Marrëveshja është pozitive, të implementohet pa humbur kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Kryemadhi tha se marrëveshja është pozitive dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE-së.

Gjithashtu, Kryemadhi theksoi se reformat bëhen pikësëpari për njerëzit.

Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV