Nis mbledhja e Këshillit Politik, pjesë e tryezës dhe ambasadorët

Ka nisur para pak minutash mbledhja e Këshillit Politik të reformës zgjedhore në Pallatin e Kongreseve.

Pjesë e tryezës së diskutimeve përveç përfaqësuesve politik janë dhe ambasadorët e ShBA-së, BE-së dhe Britanisë.

Ndërkombëtarët kanë bërë rolin e negociatorit në këtë reformë pasi ditët e fundit kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Ambasadorja e ShBA-së, Yuri Kim deklaroi para dy ditësh se marrëveshja është arritur dhe se “topi” tani i takon kryeopozitarit Lulzim Basha. Dakordësia nuk është gjetur ende për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Sot pritet të ketë një konsesus mes palëve pas takimeve të sotme të opozitës jashtë parlamentare në selinë blu./E.B./Fjala.al