Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Duncan Norman, nënvizoi faktin se Këshilli Politik kishte vullnet për të arritur një marrëveshje për Reformën zgjedhore.
Në daljen për mediat ambasadori Norman tha se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për negociatat me BE-në.
“Të gjithëve u është dashur të heqin dorë nga diçka. Por marrëveshja u arrit se të gjithë kishin vullnetin për kompromis. Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për negociatat me BE-në.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nëse kjo frymë bashkëpunimi do vazhdojë jam shpresëplotë për të ardhmen.”-tha Norman./l.m/Fjala.al