Rrëfimi i Billie Eilish: Deri 2 vite më parë kam menduar vetëvrasjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Billie Eilish rrëfeu se ka tentuar të vrasë veten gjatë një ndalese të turit të saj të vitit 2018, në Berlin të Gjermanisë, kjo për shkak të bullizmit që njerëzit ushtronin ndaj saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja 18 vjeçare tha se ka qëndruar për orë të tëra në dhomën e hotelit në Berlin duke qarë duke menduar për mënyrat sesi mund ti jepte fund jetës për shkak të komenteve në rrjetet sociale. Këngëtarja rrëfeu vitet e vështira në një intervistë për revistës “British GQ” dhe atë periudhë e përshkroi si të pabesueshme raporton The Sun.

5 herë fituesja e çmimit Grammy thotë se mendoi seriozisht vetëvrasjen vetëm për shkak të komenteve negative në Twitter, që lidheshin kryesisht me trupin apo flokët e saj e jo për muzikën.

“Në atë moment vendosa vetëm ti dërgoj një mesazh menaxherit tim, që ndodhej në po të njëjtin hotel dhe ai më ndihmoi” thotë Billie.

Në atë kohë Billie vishej vetëm në mënyrë të çrregullt, me veshje disa masa më të mëdha e të lirshme dhe kjo për të fshehur trupin.

Edhe pse u bë e famshme në vitin 2015, rruga për këngëtaren do të ishte e vështirë por revista Forbes e rendit Billie Eilish në listën e personaliteteve më të paguara të vitit 2020. Në vitin 2019, ajo siguroi fitime prej 53 milionë dollarësh .k.t/Fjala.al/

 

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV