U kapën me lëndë narkotike, arrestohen 3 personave, shpallet në kërkim 1 tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia nga operacioni i koduar “Domosdova”.

Policia bëri me dije se ky operacion goditi veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi disamujor.

Në pranga kanë rënë shtetasit T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga kontrollet e dy makinave këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar 28.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operative kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Domosdova”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Peugeot”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Të fundit

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Lajme të tjera

Web TV