Vrasja e dyfishtë në Krujë, “Fjala” siguron foton e autorit të dyshuar të krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë pas ekzekutimit të dyfishtë me breshëri kallashnikovi, e cila u shënua në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në fshatin Gramëz të Krujës “Fjala” siguron foton e autorit.

Nga të shtënat gjetën vdekjen dy vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhontil Bardhi 24 vjeç, të cilët për shkak të plagëve të marra ndërruan jetë rrugës për në spital.

Si i dyshuar për krimin policia tha se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim, bashkëfshatarin e tyre, Roland Pula, 32 vjeç. Renea dhe FNSH-ja Shkodrës aktualisht janë duke kryer kontrolle në Malsinë e Krujës, pasi dyshohet se është fshehur aty.

Pak pas krimit, policia gjeti të braktisur në afërsi të pompave të ujit në fshat, ndërkohë që i dyshuari arriti të humbte gjurmët.

Nga hetimet e kryera rezulton se dy viktimat, ashtu sikundër dhe i dyshuari, janë të skeduar për disa vjedhje, ndërkohë që Pula njihej në fshat si person mjaft problematik, për shkak të veprimtarive të tij në vjedhje dhe grabitje.

Mësohet se viktimat dhe autorët e dyshuar kanë pasur prej kohësh konflikte dhe përplasje fizike me njeri tjetrin dhe se mbrëmjen e djeshme janë konflikuar në një lokal.

Kjo ka bërë që Pula të largohet për tu rikthyer i armatosur, ku i’u ka bërë pritë dy vëllezërve teksa po ktheheshin në shtëpi.

Konfliktet mes tyre dyshohet se kanë nisur vite më parë, kur vëllai i mesëm i viktimave, ka plagosur me thikë, xhaxhanë e 32-vjeçarit Pula dhe që nga ai moment, konfliktet kanë vijuar me ulje-ngritje.B.L/Fjala.al

Vrasja e dyfishtë në Krujë/ Sherri nisi në lokal; ishin plagosur edhe më parë

Të fundit

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Lajme të tjera

Web TV