BB: Tregtia shqiptare më e goditura në gjithë vendet e rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore ka nxjerrë sot raportin ekonomik të pranverës për vitin 2020 të impaktit ekonomik dhe social të COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë raport Banka Botërore shpreh se të gjitha vendeve të Ballkanit
perëndimor do i’u goditet tregtia. Ato do të pësojnë një kombinim të shokut
si në pjesën e ofertës, kryesisht prej ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit,

Tregtia shqiptare më e goditura nga gjithë vendet e rajonit ashtu dhe në pjesën e kërkesës si rezultat i recesionit ekonomik të partnerëve kryesorë me të cilat këto vende kanë marrëdhënie të ngushta tregtare.

Në Shqipëri, Mal të Zi, dhe Kosovë duke qenë se sektori i shërbimeve luan një rol kryesor në ekonominë e këtyre vendeve, e më së shumti falë turizmit pritet që pandemia të ketë një efekt negativ shumë të rëndë. Ndërkohë, krahas shërbimit të turizmit, aktiviteti në sektorët e tjerë të shërbimeve si ushqimi e argëtimi gjithashtu ka për t’u tkurrur. Sipas raportit të Bankës

Botërore, “duke qenë se koha në të cilën kriza e koronavirusit ka vazhduar
ka qenë gjer në hyrje të sezonit turistik pritet që një masë e madhe
investimesh të humbasë, duke qenë se zakonisht ato realizohen përpara
çeljes së sezonit”.

Shqipëria së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi pritet që të shohin rritjen
më të madhe në deficitin e llogarisë korrent, si rezultat i varësisë së fortë
nga turizmi.

Tregtia shqiptare më e goditura nga gjithë vendet e rajonit më e prekura nga të tre këto shtete, sipas BB, do të jetë Shqipëria me deficit në llogarinë korrente pritet të shkojë në 12 % të PBB-së gjatë 2020-ës, ose 4.3 pikë përqind më shumë se në vitin 2019. Kjo nuk do të rezultojë veçse prej të ardhurave më të vogla nga turizmi e pasojave të shkaktuara nga tërmeti, por edhe prej uljes së eksporteve dhe prodhimit vendas. Nga vendet e Ballkanit, Shqipëria është vendi më tepër i varur nga Italia. Rreth gjysma e eksporteve shqiptare kanë si destinacion Italinë.

Lexo edhe :  Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Raporti përmend gjithashtu që pritet një rënie e remitancave si pasojë e
krizës së COVID-19 e cila do ta shtojë presionin mbi llogarinë korrente. Për
shumicën e vendeve të Ballkanit perëndimor remitancat përbëjnë burimin
më esencial në financimin e deficitit tregtar. Duke qënë se ekonomitë e
Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, Italisë dhe Zvircës janë goditur më rëndë nga
koronavirusi e po nga këto vende burojnë kryesisht remitancat e rajonit të
Ballkanit perëndimor, pritet që efekti të jetë i konsiderueshëm. Remitancat
në këtë rajon pritet që të bien, e mesatarisht të zënë rreth 0.5% të PBB-së në
vlerë, shkruan gazeta SI.

Investimet e Huaja Direkte janë një tjetër fushë në këtë rajon që priten të
goditen. IHD-të priten që të bien me 1.5 pikë përqind në vitin 2020
krahasuar me vitin paraardhës e kjo do të ndikojë aftësinë e këtyre vendeve
për të financuar llogaritë korrente. Sipas Bankës Botërore, investimet e
huaja direkte, në këtë rajon, kanë shkuar më së shumti në industrinë e
automobilave, materialeve bazike, pajisjeve elektrike dhe turizmit. Vendet
në të cilat impakti do të jetë më i lartë krahasuar me 2019-n janë Mali i Zi,
Serbia, dhe Maqedonia e Veriut në të cilat rëniet nga Investimet e Huaja
Direkte priten që të bien respektivisht me 4pp, 3pp dhe 1.2 pp. Vendet në të

Tregtia shqiptare më e goditura nga gjithë vendet e rajonit cilat pritet që të ketë rënie më të vogël të Investimeve të Huaja Direkte janë Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovinës, ndërsa Kosova do jetë vendi i vetëm i cili nuk do të ketë rënie të IHD-ve.

 

 

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV