Digjet banesa në Prrenjas, shpëtojnë familjarët dhe e moshuara në gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një banesë është djegur plotësisht në fshatin Rrajcë Fushë të njësisë administrative Rrajcë në Prrenjas.

Mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Familja ka vënë re luhatjet e tensionit, por nuk e kishte menduar se ajo do të ishte tragjike për ta.

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike e gjithë banesa e Xhevat Çukut është “pushtuar” nga flakët në brenda pak minutave .

Familjarët kanë konstatuar luhatjet e tensionit, por nuk e kanë menduar se ato do ishin fatale për shtëpinë e tyre.

Fillimisht flakët janë shfaqur në korridor dhe më pas janë përhapur kudo. Pas kësaj të alarmuar të gjithë familjarët kanë dalë nga banesa me përjashtim të gjyshes së shtëpisë që ndodhej në gjumë.

Ka qenë shumë e vështirë futja mes flakëve në banesë dhe nxjerrja që andej e të moshuarës, por që fatmirësisht është nxjerrë pa pasoja nga flakët.

Ndërkohë që zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët dhe zjarrin që vuri në rrezik edhe një banesë tjetër./b.b/fjala.al

Të fundit

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Shkrumbohet banesa në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha

Një apartament në Vlorë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Lajme të tjera

Web TV