Dy të rinj konfliktohen me armë në lokal, ndërhyn një efektiv policie

Dy persona janë konfliktuar në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë.

Ngjarja është raportuar në shëtitoren e Lungomares, ku bëhet me dije se njëri nga protagonistët ka nxjerrë edhe armën.

Ngjarja ka nisur si një konfilkt i çastit dhe më pas është rënduar. Pranë tyre ka qenë edhe një efektiv policie i veshur civil që ka ndërhyrë, por të rinjtë janë larguar.

Policia është vënë në ndjekje të tyre, teksa është gjetur edhe pistoleta e njërit prej të rinjve që i ka rënë në tokë.

Në momentin e konfliktit ka pasur edhe kalimtarë të rastit apo pushues, të cilët janë frikësuar.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia që po heton shkaqet e ngjarjes./b.b/fjala.al