Manastirliu njofton vaksinimin e 240 mijë fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një lajm të rëndësishëm mbi vaksinimin e fëmijëve. Ajo ka kërkuar vaksinimin e 240 mijë fëmijëve në Shqipëri.

Ogerta Manastirliu ka treguar se vaksina do të jetë falas dhe do të bëhet në do konsultore të vendit tonë.

“Është koha për vaksinën e radhës të fëmijës tuaj” – Çdo nënë e re e ka dëgjuar të paktën një herë infermieren apo mjeken pediatre t’a rikujtojë për vaksinën e fëmijës. Kjo traditë e mirë vijon sot e kësaj dite dhe pavarësisht situatës së vështirë të përballjes me #COVID19, programi kombëtar i #vaksinimit nuk është ndalur në konsultohet e #fëmijëve nga veriu në jug, ku stafet mjekësore dhe sidomos infermieret e patronazhit bëjnë një punë shembullore në ndjekjen e kalendarit të vaksinimit për çdo fëmijë. 240,000 fëmijë në vit vaksinohen #falas, falë programit kombëtar të vaksinimit”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

Vaksinimi i ri pritet të zgjasë disa muaj./Fjala.al/k.l