Pas heqjes së patentës, reagon Shkëlzen Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas heqjes së patentës nga ana e Policisë Rrugore, Shkëlzen Berisha ka reaguar përmes një statusi në facebook.

Berisha ka kërkuar ndjesë për tejkalimin e shpejtësisë dhe gjithashtu ka hedhur poshtë akuzat për kundërshtim ndaj policisë në momentin e ndalimit.

Postimi i Shkëlzen Berishës:

Të dashur miq, së pari më duhet ta nis me një ndjesë për kalimin e shpejtësisë së lejuar sepse ajo kërcënon jetën e të gjithëve. Së dyti, në lidhje me një shpifje të shpërndarë sot nga media pranë qeverisë dëshiroj të sqaroj se për asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, asnjë procedurë ligjore apo punonjës i rendit nuk është kundërshtuar nga unë gjatë ushtrimit të detyrës.

Dokumenti i kërkuar në zbatim të ligjit është dorëzuar po në zbatim të ligjit, pa asnjë lloj debati, kundërshtimi apo refuzimi. Nëse do ishte ndryshe sot në vend të shpifjeve të mediave pranë qeverisë do duhej të kishim një padi nga ana e policisë për kundërshtim të saj gjatë ushtrimit të detyrës. Por në vend të akuzës kemi shpifjen, sepse e para kërkon prova ndërsa e dyta vetëm lekët e atyre që e sponsorizojnë./Fjala.al/k.b

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV