Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi GJKKO vendosi që si avokat mbrojtës për ish-kreun e qeverisë të caktojë Valentina Todoreskun, pasi Rabije Cenalli dhe Jalldis Kastrati u tërhoqën nga çështja.
Në statusin e tij Shkëlzen Berisha me ironi shkruan se gjykatësja ka goditur serish, ku pas avokatit ‘bisha” i ka caktuar babit të tij si avokate mbrojtëse patronazhisten e kryeministrit Rama.
Postimi:
Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!
Kujtojmë që një ditë më parë Shkëlzen Berisha ironizoi edhe caktimin e Artan Simonit si avokat mbrojtës për babain e tij, pasi vetëm dy ditë më parë avokati kishte bërë një status ku u interpretua se kishte lidhje me Sali Berishën.
Menjëherë pas reagimt Artan Simoni u largua si avokat mbrojtës për Shkëlzen berishën dhe u caktuan dy avoktat Valentina Todoreskun, pasi Rabije Cenalli, edhe këto të dorëhequra mbrëmjen e sotme./E.T