Rastet e përdhunimeve/ Sevim Arbana: Media po luan rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja e shoqërisë civile dhe njëkohësisht drejtoreshë e shoqatës “Humanity and Love” ose njohur ndryshe “Në dobi të gruas shqiptare”, Sevim Arbana, ka reaguar me tone të ashpra ndaj trajtimeve që i ka bërë media rasteve të përdhunimeve.

Në një postim në “Facebook”, Sevim Arbana është shprehur se media është duke luajtur me jo profesionalizëm dhe në mënyrë  të rrezikshme.

Sipas saj nuk mundet kurrsesi që media të nxjerrë me zë dhe figurë viktimën e një përdhunimi, ndërsa shton më tej të gjitha rregullat që duhet të ndjekin gazetarët dhe mediat për ngjarje të tilla.

Postimi i Sevim Arbanës:

Media po luan jo profesionalisht dhe rrezikshēm.

Ështē fjala pēr emisonin ‘Dua të të beëj te lumtur” (Top Channel) ku mbrëmjen e shkuar, u dha rrefimi për dhunë dhe abuzim seksual , në një jetimore në Shkodër.

Vajza 27 vjeçare rrëfen kalvarin e tmerreve dhe abuzimeve në këtë qendër shtetërore.

Përse unë në këtë rast anatemoj median

  1. Së pari, në këtë emision, me zë e figurë, çfaqet një vajzë, 27 vjeçare, e rritur jetime, që do të thotë: me pak përkrahje dhe në kushte të renda socio-ekonomike.Asnjë mbrojtje për të dhënat e saj personale, duke filluar nga fytyra, identitete të tjera,që rrezikojne atë të behet pre e hakmarrjes së abuzuesve, familjarëve të tyre, ose më tej.Deri kur media do tē aplikojë këtë formë, kur tashmë dihet që çdo viktimë, sipas rregullave dhe AMA, nxirret pa fytyrë dhe i fshihen identitetet?
  2. Para rrëfimit të kēsaj historie,(dhe te tjera te nje shkalle kaq te rende) gazetari duhet të konfirmojë përmes organeve kompetente, dëshmitareve, mesuesve, komunitetit,etj,etj, nëse dëshmite janë të sakta,të vërteta apo ka ndonjë gjë tjetër në keto dëshmi .
  3. Akuza ndaj personave me emer, me familje, mesuesve te nje qendre,etj, duhet te jete e sigurte dhe me prova, para se kjo te behet publike. Ky rast dhe jo vetem, krijon precedentin e rrezikshem te akuzave pa baza, ndaj çdo njeriu , i cili per shkak te detyres, misionit, biznesit, etj, ka armiq dhe kundershtare. Dhe aq me teper, te zbulimit te se vertetes dhe fenomenit
  4. Ne dijenine time, perpara emisionit, persona deshmitare ne kete ngjarje , kane telefonuar drejtuesen e emisionit dhe kane dhene disa deshmi qe nuk vertetojne plotesisht rrefimin e viktimes.
  5. Se fundi po jo e fundit, po pas ketij emisioni, a i eshte dhene mbrojtja e duhur vajzes qe rrefen kete tmerr?Nga kush? Nga gazetarja, organet shteterore, policia, prokuroria?????k.t/Fjala.al/
Lexo edhe :  “Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV