Tërhiqet ‘përfundimisht’ Conor McGregor: Vendosa të dal në pension të parakohshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Conor McGregor ka shokuar fansat duke deklaruar se do të tërhiqet nga boksi në moshën 31 vjeçare.

Boksieri irlandez, i cili ditët e fundit ka qenë aktiv në rrjetet sociale duke postuar video nga stërvitja përpara ndeshjes së programuar në fund të qershorit, njoftoi në Twitter se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht dhe nuk do të ndeshet kurrë më.

McGregor shkruajti: “Hej, kam vendosur të tërhiqem nga ndeshja. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e jashtëzakonshme. Çfarë gare ka qenë”.

Conor McGregor kishte programuar në kalendarin e ndeshjeve për këtë vit 3 përballje, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë.

Gjithsesi gjatë karrierës së tij si boksier, Conor ka fituar 200 milionë dollarë. Por kjo nuk është hera e parë që Conor McGregor thotë se tërhiqet përfundimisht.

Edhe pse këtë herë thotë se do të dalë në pension të parakohshëm, boksieri njoftoi po njësoj tërheqjen në mars të vitit të shkuar dhe një herë para saj, por u ngjit sërish në ring./b.b/fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV