Atentati ndaj Çapajve, policia shoqëron në komisariat të dyshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas atentatit, ndaj Ardjan Çapajt policia ka nisur shoqërimet e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Uniformat blu të Elbasanit, kur ka kaluar vetëm një orë nga atentati ndaj 55-vjeçarit kanë shoqëruar në komisariat disa persona. Të shoqëruarit janë persona që kanë konflikte me anëtarët e fisit Çapja.

Në ndihmë të policisë lokale dhe FNSH-së së Elbasanit, për kapjen e autorëve po shkon edhe një grup i repartit special RENEA.

I plagosuri është transportuar për në spitalin e Traumës për ndihmë me të specializuar, pasi një prej plumbave i ka prekur organet jetësore.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Krastës. Ardian Çapjas i është bërë atentat sapo ka dal nga ambientet e hotelit.

Burime për gazetën “Fjala” raportojnë se në shkëmbimin e zjarrit janë përfshirë disa persona. Gjithashtu, mësohet se anëtarë të tjerë të fisit Çapja kanë qëlluar ndaj autorëve.

Autorët pas ngjarjes kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit. Brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët. Ndërkohë makina ishte e pajisur me targa false.

Ardian Çapja nuk është i panjohur për policinë, pasi në qershor të vitit 2016, bashkë me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën, sulmuan efektivët e policisë, në atë që u dyshua si atentat.

Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapja, i cili u ekzekutua në vitin 2005./b.b/fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV