Në Mbretërinë e Bashkuar janë gjendur dhjetëra viktima të koronavirusit, të cilët kanë vdekur vetëm në shtëpi gjatë pandemisë dhe janë zbuluar vetëm pas dy javësh.
Ata janë gjetur vetëm pasi një anëtar i familjes, fqinjë apo mik ka lajmëruar dhe shumicën e rasteve trupat e tyre ishin dekompozuar.
Sipas prestigjiozes ‘The Sun’ raste të tilla kishin ndodhur edhe në Londër në muajt mars, prill dhe maj.
Shumë prej viktimave ishin njerëz të moshuar që jetojnë vetëm, apo persona me sëmundje të shëndetit mendor.
Ende nuk dihet me saktësi se sa njerëz nuk janë gjetur akoma./Fjala.al/k.l