Detaje/Përplasja me armë në Elbasan, plagoset Ardian Çapja dhe një zjarrfikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës dhe mësohet se është plagosur Ardian Çapja. Ai është plagosur sapo ka dal nga ambientet e hotelit. Mësohet se Ardian Çapja është shoqëruar nga familjarët për në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e fundit mësohet së është një atentat ndaj fisit Çapja. Burime për gazetën “Fjala” raportojnë se në shkëmbimin e zjarrit janë përfshirë disa persona. Gjithashtu, mësohet se anëtarë të tjerë të fisit Çapja kanë qëlluar ndaj autorëve.

Autorët pas ngjarjes kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit. Brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët. Ndërkohë makina ishte e pajisur me targa false.

Njoftimi zyrtar i policisë

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Ardian Çapja, rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV