FOTO/I shpëtoi atentatit të 3-të, blindohet Trauma për sigurinë e Ardian Çapjas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraditen e kësaj të hëne mbeti i plagosur në një atentat mafioz, biznesmeni Ardian Çapja, një prej emrave më të njohur nga uniformat blu në vendin tonë. Çapja u ka shpëtuar dhe më herët atentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me konflikte të vjetra të fisit.

55-vjeçari nga Elbasani u qëllua me snajper brenda banesës së tij, ndërkohë që autorët, ende të paidentifikuar, dogjën automjetin në dalje të qytetit në një zonë të pyllëzuar.

Çapja iu nënshtrua një operacioni te Traumës në Tiranë pas plumbit të marrë në shpatull, ndërkohe që shihet një siguri e lartë në dyert e këtij spitali.

Në fotot e siguruara nga LSA-ja shihet prezenca e katër policë të armatosur dhe jashtë patrullon një makinë policie, ndërsa personat që hyjnë në spital duhet të kenë një mjet identifikimi./E.B./Fjala.al

Të fundit

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Lajme të tjera

Web TV