“Humbësit” dhe “fituesit” e pandemisë Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në jetë ka gjithmonë fitues dhe humbës e kjo nuk bën përjashtim as në periudhë pandemie dhe izolimi. Që prej shpërthimit të koronavirusit, edhe yjeve të showbizit botëror i është dashur të ndryshojnë zakonet dhe përditshmërinë.

Për disa ditët e pandemisë kanë rezultuar “të suksesshme”, për disa të tjerë shumë më pak. Disa janë quajtur heronj e disa të tjerë humbës. Mes këtyre të fundit duket se triumfon Madonna, e cila duket se humbi pikë kur publikoi foton nudo në vaskë duke shkruar: “Covid është barazuesi më i mirë”. Hard Man Hant po ashtu zhgënjeu fansat gjatë pandemisë kur shkroi në Instagram: “Covid 19 mua nuk më shqetëson. Përse? Sepse unë jam I fortë dhe i aftë”.

Më pas ai kërkoi ndjesë dhe e fshiu statusin. Kyle Walker, futbollisti i Manchester United, zhgënjeu gjithashtu pasi organizoi në shtëpinë e tij një festë seksi me miqtë e tij dhe 2 vajza dhe më pas shkoi të vizitojë prindërit e tij. Ai u akuzua për shkelje të rregullave të karantinës dhe distancimit social.

Zhgënjyes kanë rezultuar përgjatë periudhës së pandemisë edhe princi Harry dhe dukesha Meghan, të cilët u larguan nga Britania në periudhën e pandemisë, kur atje kishin nisur të shënoheshin viktimat e para. Ish anëtarët e familjes mbretërore gjatë kësaj periudhe u zhvendosën në Los Anxhelos dhe blenë një super vilë, duke nisur një jetë të re atje.

Dominic Cummings po ashtu zhgënjye dhe ishte një nga humbësit më të mëdhenj gjatë pandemisë pasi kryekëshilltari i kryeministrit britanik Boris Johnson theu rregullat e karantinës dhe udhëtoi milje të tëra larg. Kaq mjaftoi që gazetarët ti kundërvihen dhe ai u shkarkua nga Johnson. Por cilët janë fituesit? Mes tyre renditet Leigh-Anne Pinnock. Këngëtarja 28 vjeçare emocionoi fansat kur i dashuri i saj, futbollisti Andre Gray i propozoi për martesë në përvjetorin e tyre të katërt. Po ashtu emocionoi edhe këngëtarja Sophie Ellis-Bextor, e cila në pamundësi për të kënduar si zakonisht, vendosi të vishet për të kënduar për familjen dhe fansat nga kuzhina e shtëpisë së saj.

Lexo edhe :  Arrestimi në Zvicër, reagon ekipi menaxherial i Noizy

Të njëjtën gjë bëri edhe Amanda Holden, e cila u shfaq në fotografi të ndryshme me veshje elegante në shtëpi, duke kositur barin apo duke derdhur plehrat. Princi William, Kate Middleton dhe fëmijët e tyre fituan edhe më shumë zemrat e publikut pasi edhe pse hoqën dorë nga angazhimet publike, i vijuan ato përmes aplikacionit Zoom, sikurse “u takuan” çdo ditë me fëmijët e punonjësve të tyre dhe jo vetëm.

Po ashtu sensacion në internet u bë edhe kapiteni Tom Moore, i cili tha se do të bënte 100 hapa në oborrin e shtëpisë së tij në Bedfortshire në muajin prill. Ish oficeri i Ushtrisë Britanike mblodhi më shumë se 32 mijë paund, shumë që shkoi për bamirësi për spitalin NHS në Londër.

Adele është padyshim emri më i lakuar edhe gjatë ditëve të pandemisë. Këngëtarja 32 vjeçare pushtoi mediat duke marrë miliona komente pozitive pas humbjes në peshë dhe ndryshimit të saj drastik./Fjala.al/Burimi: The Sun

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV