“Kosova s’do të vonohet në dialog me Serbinë”, mesazhi i Thaçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se në procesin e dialogut me Serbinë duhet lëvizur sa më shpejtë, që në këtë në mënyrë, sipas tij, Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe të anëtarësohet në të gjitha mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

“Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtim të rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Në këtë, Kosova është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë, është një rrugëtim i sigurt që ne kemi shpresë dhe do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve të vendit”, deklaroi Thaçi.

I pyetur nga gazetarët se a mund të arrihet marrëveshje me Serbinë brenda vitit, presidenti Thaçi tha se ka besim që gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur.

“Kam besim të plotë në energjinë dhe dinamikën e SHBA-së dhe presidentin Donalad Trump dhe ambasadorit (Richard) Grenell. Ne duam dhe destinacioni ynë është i qartë, që të jemi pjesë e familjes evropiane, por ne jemi të vetëdijshëm se punën e shpejtë në këtë proces e ka udhëhequr SHBA-ja”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se Kosova do të punojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në fillim të këtij viti, si marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë – Beograd dhe autostradën që lidh Kosovën me Serbinë dhe gjithashtu edhe linjat hekurudhore Kosovë – Serbi.

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV