Shtohen shtrimet në Infektiv dhe rastet në terapi intensive, ja sa pacientë janë të intubuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 102 testime të kryera në 24 orët e fundit, u konfirmuan17 raste të reja pozitive me koronavirus.

Prej tyre 8 janë në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3 në Kamëz, mes tyre tre personel shëndetësor.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi.

Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.

Pavarësisht shërimeve ditore, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 188; Shkodër 25; Krujë 24; Kamëz 17; Durrës 10; Mat 9; Lushnje 6; Tropojë 2; Korçë 1; Librazhd 1 dhe Mallakastër 1.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste.

Të fundit

Tri klube ofrojnë 40 mln euro, Barcelona po shet mesfushorin?

Marc Casado po kërkohet nga disa nga klubet më të mëdha europiane. Liverpool, Chelsea dhe Bayer Leverkusen kanë shprehur interes...

3 Korrik 2013: Përmbyset presidenti egjiptian Mohamed Morsi nga ushtria

Më 3 korrik 2013, pas katër ditësh protestash masive në të gjithë Egjiptin, ushtria egjiptiane rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Morsi, presidentin e parë...

Balla i kujton demokratëve Bashën: Ju la Luli mangët!

Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin ka marrë fjalën në Kuvend pas fjalës së deputetes Jorida Tabaku, e cila u shpreh gjatë qeverisjes...

“Sapo ishe martuar, ne ishim bashkë…” Ronaldo përlot me mesazhin për Diogo Jota

Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh prekës pas lajmit tronditës për vdekjen e shokut të ekipit në kombëtaren portugeze, Diogo Jota. I prekur, Ronaldo kujtoi...

“Po më nxini jetën!” SPAK u sekuestroi 4 mln euro, babai i Suel Çelës: Kam 35 vite…

Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka reaguar pas njoftimi të bërë këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lajme të tjera

Web TV