Si dhe sa ka ndikuar COVID-19 te personat me aftësi të kufizuara?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të prekë rëndë personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Diskriminimi në spitale mund të rritet dhe këta individë, për shembull, mund të mos përzgjidhen për t’u vendosur në respirator, në rast se infektohen me koronavirusin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Iacopo Luzi, shpjegon në vazhdim rrethanat e krijuara. Matthew Foster është 37 vjeç dhe jeton në shtetin amerikan Alabama.

Që nga fillimi i pandemisë, familja e tij ka frikë për jetën e tij sepse Matthew vuan nga sindroma Down.

Deri vonë, në planin pandemik të Alabamas shkruhej se në rast të një situate kur nuk ka respiratorë të mjaftueshëm, do të anashkalohen njerëzit me prapambetje të rëndë mendore, demenca ose dëmtime traumatike të trurit dhe se mund të konsideroheshin si “kandidatë të dobët për një respirator”.

“Ju keni të drejtën të jetoni“, thotë Matthew.

“Ideja se një ekip mjekësor mund të thotë që ai nuk e meriton një respirator thjesht për shkak të paaftësisë së tij intelektuale është kaq tronditëse dhe fyese. Është tronditëse që në vitin 2020 hartuesit e politikave kanë këtë qëndrim për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale. Është e tmerrshme”, thotë Susan, nëna e Matthew.

Pasi aktivistët protestuan, Alabama hoqi dorë nga kjo politikë dhe hartoi një udhëzues të ri.

Sidoqoftë, një analizë e Qendrës për Integritetin Publik, tregoi se pothuajse çdo shtet amerikan nuk ka një politikë të qartë në rastin e mungesës së respiratorëve.

“Ka pasur thirrje ndër vite për të pasur të paktën më shumë udhëzime federale për këtë. Pyes veten nëse shtetet do të mendojnë se do të ishte ushtrim i tepruar i autoritetit të qeverisë federale nëse thjesht dikton se si duhet të ishin gjërat. Por duket se mund të jenë duke u bërë disa përpjekje për t’i ndihmuar të paktën shtetet të hartojnë politika të mira dhe të kenë ekspertizën e nevojshme“, thotë Liz White, nga Qendra për Integritet Publik.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Disa mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë thonë se të gjitha shtetet kanë nevojë për këto lloje politikash sepse pandemia do të vazhdojë, dhe një valë e re e infeksioneve mund të rikthehet. Dhe, pa politika të qarta, marrja e vendimit se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë, mund të jetë konfuzues për mjekët dhe punonjësit e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Zëri i Amerikës kontaktoi Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, për të komentuar në lidhje me raportin e Qendrës për Integritet Publik.

Departamenti theksoi se personat me aftësi të kufizuara janë njësoj si të tjerët, se mjekët duhet të jenë objektivë në vendimet e tyre dhe se kjo është arsyeja pse ata do të punojnë për të garantuar politika shëndetësore që nuk diskriminojnë./VOA

 

 

Të fundit

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Lajme të tjera

Web TV