Trajneri italian Adolfo Sormani me të gjitha gjasat nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e skuadrës kryeqytetase këtë sezon. Si të mos mjaftonin problemet me pandeminë, tekniku nga Genoa do ta paguajë shtrenjtë humbjen me Kukësin në Kategorinë Superiore.
Burime pranë klubit të “Demave të Kuq” nënvizojnë se presidenti Gazment Demi ka urdhëruar largimin e tij Brenda kësaj të hëne, por mbeten për tu përcaktuar modalitetet. Drejtori i klubit. Olsi Rama po negocion me Sormanin për një “dorëheqje” të imponuar, që do ta lejonte të mos cënonte dhe pagesën e majme këtë muaj. Askush te Demat e Kuq nuk do ta mendonte pavarësisht krizës, që do të vinin 5 humbje radhazi.
Tani Sormani shkon drejt “gijotinës” për herë të dytë nga drejtuesit e Partizanit. Tekniku 54 vjeçar Adolfo Sormani e ka drejtuar Partizanin më parë 4 muaj në periudhën korrik 2016-tetor 2016 dhe ka lënë përshtypje nga më të mirat te presidenti Demi, i cili gjithmonë e ka pranuar se largimi i këtij trajneri ka qenë një gabim i madh. Por mesa duket, Demi që drejton “Demat”do ta bëjë sërish këtë gabim…