Ardian Çapja mohon sulmin me armë: S’më vret njeri në shtëpinë time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas atentatit me armë zjarri që iu bë Ardian Çapjas, zbulohet dëshmia e këtij të fundit.

Çapja ka dhënë një deklarim të shkurtër nga ambientet e spitalit për hetuesit e çështjes.

Ndonëse i plagosur me një plumb në shpatull, 55-vjeçari ka mohuar se ishte qëlluar me armë, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij.

“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë.

S’më vret njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë, teksa ka qenë i vetëdijshëm, raporton “bw”.

Nisur nga provat e grumbulluara, ka dyshime se atentati është kryer me snajper silenciator.

Sipas mjekëve, 55-vjeçari ka marrë një plumb tejshpues në pjesën e shpatullës dhe ka dëmtime në organet e brendshme.

Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi pak kohë më parë Ardian Çapjes formularin për pasurinë, por 55-vjeçari nuk ka një dënim në Itali apo në Shqipëri, pavarësisht se ka qenë disa herë i shoqëruar, ose i ndaluar, duke e bërë nul kërkesën.

Në emër të 55-vjeçarit figurojnë të regjistruara disa pasuri në prona të paluajtshme, hotel, restorant, karburant, lavazhe etj., duke gjeneruar të ardhura të shumta./b.b/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV