Tre muaj në karantinë, ja sa plastikë kemi konsumuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa plastikë konsumojmë mesatarisht çdo ditë e pamë më të dukshme në periudhën e karantinës.

Në tre muajt e kaluar në shtëpi, 24 orë në ditë, kemi përqendruar të gjithë konsumin tonë brenda shtëpisë duke prekur me duar sa plastikë hidhet çdo ditë, që nga paketimi i frutave dhe perimeve deri tek paketimi i të gjitha llojeve të ushqimeve apo përdorimi i shisheve plastike, ne kemi rritur ndjeshëm konsumin e brendshëm.

Në platformën online ”WaterBattle të Culligan”, një imitues ju lejon të matni ndikimin tuaj mjedisor përballë konsumit mesatar të shisheve plastike për kohën e kaluar në shtëpi.

Në tre muajt nga fillimi i emergjencës së koronavirusit, një familje mesatare prej 4 vetash, me një konsum mesatar ditor prej 2 litrash ujë (sasi e rekomanduar), ka përdorur 474,5 shishe 1,5 litërshe të barabarta me 18 kilogramë plastikë.

Kjo zgjedhje nënkupton përdorimin e 34,2 litra gazoil të përdorur për prodhimin e shisheve plastike PET dhe 60,5 kilogramëve dyoksid karboni, që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e kësaj sasie shishesh, raporton “ansa”.

Një familje me 3 persona, nga ana tjetër, konsumoi 356 shishe PET 1,5 litërshe në tre muaj, e barabartë me 13,5 kilogramë plastikë, thënë ndryshe 25,7 litra gazoil dhe 45,4 kilogramë dioksid karboni./b.b/fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV