Vrau George Floyd dhe çoi në protesta të dhunshme, ja shuma që kërkohet për lirimin e policit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatës caktoi shumën 1 milion dollarë për lirimin me kusht për një polic në Minneapolis, të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, në vdekjen e George Floyd. 44-vjeçari Derek Chauvin, pothuajse nuk tha asgjë gjatë seancës që zgjati 11 minuta, nën drejtimin e gjykatëses Denise Reilly përmes një komunikimi me video me qark të mbyllur nga një burg shtetëror i sigurisë së lartë.

Avokati i tij, Eric Nelsen nuk e kundërshtoi vendimin për ngritjen e shumës nga 500 mijë dollarë të lirimit me kusht, që ishte vendosur fillimisht. Ai po ashtu nuk adresoi përmbajtjen e akuzave, ku përfshihen edhe akuza për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim të shkallës së dytë. Avokati mbrojtës nuk foli për shtypin pas procesit. Me 29 qershor është caktuar dalja e radhës para gjykatës.

George Floyd, një afrikano-amerikan në pranga, vdiq me 25 maj pasi polici i bardhë vuri gjurin në qafën e tij për disa minuta edhe pasi Floyd pushoi së lëvizuri dhe bëri thirrje për të marrë frymë. Vdekja e tij nxiti protesta, disa të dhunshme, në Minneapolis të cilat u përhapën me shpejtësi në qytetet amerikane dhe në mbarë botën. Chauvin dhe tre policë të tjerë në skenë u pushuan nga puna ditën pas vdekjes së Floyd.

Tre policët e tjerë J. Kueng, Thomas Lane dhe Tou Thao janë akuzuar për ndihmë dhe mbështetje. Ata janë nën arrest dhe mund të lirohen me kusht përkundrejt shumës prej 750 mijë dollarë.

Familja e policit Lane ka krijuar një faqe në internet ku kërkon donacione për të ndihmuar në lirimin e tij me kusht. Në faqen e internetit theksohet mungesa e tij e përvojës dhe se sapo kishte përfunduar periudhën e provës, si dhe pyetja e tij për policin Chauvin nëse Floyd duhet të rrotullohej në anën tjetër. Aty theksohet edhe puna e tij vullnetare.

Lexo edhe :  Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

Vdekja e zotit Floyd ka ndezur thirrjet për reforma në policinë e Minneapolisit, të akuzuar prej kohësh nga aktivistë të komunitetit për diskriminim të thellë racial dhe brutalitet.

Shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Minneapolisit thanë të dielën se mbështesin shpërndarjen e plotë të departamentit të policisë, megjithëse ende nuk kanë ofruar plane konkrete se me çfarë do të zëvendësohet.

“Askush nuk po thotë se duam të shfuqizojmë shëndetësinë dhe sigurinë” tha për një stacion radio Alondra Cano me këshillin bashkiak. “Ne po themi se kemi një sistem të prishur që nuk po prodhon rezultatet që duam.”

Shteti i Minesotës javën e shkuar nisi një hetim për të drejtat civile në departamentin e policisë. Të premten, këshilli miratoi ndalimin menjëherë të taktikave të shtrëngimit të qafës nga policia si dhe disa ndryshime të tjera. Ky hetim po vazhdon./VOA

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV