Zaida Çobo: Do doja të isha police dhe të punoja me Ardi Veliun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga uniformat blu te parku i liqenit në Tiranë, ka komentuar takimin që ka pasur me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe për padinë ndaj tij.

Çobo deklaroi në emisionin “Shqipëria Live” se ndjesa e Veliut i është dukur e sinqertë lidhur me videon e publikuar gjatë një mbledhje për Sigurinë Kombëtare. Ndër të tjera ajo shtoi dhe se do t’i pëlqente të ishte pjesë e Policisë së Shtetit dhe të punonte me Ardi Veliun.

“E kam takuar edhe më parë Ardi Veliun, pasi kam shkuar kohë më parë të ankohesha se nuk fitova një konkurs për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Do më pëlqente që të isha pjesë e Policisë dhe të punoja me Ardi Veliu. Ndjesa e tij i është dukur e vërtetë dhe se nuk ka zgjatur shumë. Më kërkoi ndjesë dhe nuk e pyeta se përse e bëri një gjë të tillë. Ende nuk e kam tërhequr padinë, është akoma çështje pezull. Ndërsa në lidhje me çështjen e djalit që ma dhunuan policët, i kam thënë edhe Ardi Veliut që do e dërgoj deri në fund”, tha ajo./E.B./Fjala.al

Të fundit

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Lajme të tjera

Web TV