Covid-19/ 125 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 125 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu në 24 orët e fundit 7 persona kanë humbur jetën, konkretisht 3 nga qyteti i Shkupit, 2 nga Struga, një nga Shtipi dhe një nga Tetova.

Numrin më të lartë me raste të reja në 24 orët të fundit janë regjistruar në Shkup me 89 raste, e ndjekur nga Tetova me 11, Ohëri me 8, Struga me 3, Shtip me 2, Prilep me 2, Vesel me 1, Gostivar me 1, Kërçovë me 1 dhe Resnjë me 1.

STATISTIKA TË PËRGJITHSHME

Numri i përgjithshëm i të infektuarve- 3364

Numri i përgjithshëm i të shëruarve- 1664

Numri i përgjithshëm i viktimave- 164

Numri i rasteve aktive- 1536

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë, 19 janë në kuadër të skriningut, ku nuk ka pasur raste pozitive. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk është diskutuar për masa kufizuese. Nga ky komisioni thonë se po merret në konsideratë që personave pa simptoma të mos u merren brise për testim. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjithashtu po diskuton nëse si shkak i vdekjes së me CODI-19 do të përmendet sëmundja kryesore, apo si vdekje nga virusi./r.g/fjala.al