“Flisni si balonë tabake”, Rama-PD: Ju hytë me 7 e dolët me 11 nga tregjet kapitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike në lidhje me kundërshtimet që kishin për Eurobondin dhe ka thënë se flasin si balonë tabake, pa bisht dhe e shkëputur nga realiteti.

Gjatë një konference për mediat, Rama shtoi se në kohën kur PD-ja ishte në pushtet, shifrat nuk ishin me të.

Më tej ai theksoi se borxhi vërtet është marrë, por shteti shqiptar ka fituar besueshmërinë në tregje.

“Kemi dalë me prim zero. Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e balonave tabake pa bisht, nuk e di, kur ishim fëmijë kishim pasion balonat. Balonat tabake ishin më të bukura dhe më bindëse balonat tauke. Balonat tabake kishin skelet simetrik, por kur s’kishin bisht, nuk fluturonin dot. PD tamam në formën e një balone tabake, flet për një gëzim pse morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim. Krejt e kundërta është e vërtetë.

Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm, në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe të investimit, ndaj thashë është një bazë që konsolidon planin tonë të ri kombëtar, Shqipëria 2030. Do të kujtoj vetëm një detaj, që ministrat mund t’a shtjellojnë më mirë. Kur vendi del në tregun e kapitaleve, kur qeverisnin ata që flasin sot, ka ndodhur që gjatë procesit të daljes në treg, hyri për 7 dhe doli me 11. Atyre që thonë ‘Hë mo se borxh morët’, ju kujtoj se nuk mjafton të duash të marrësh borxh, dhe se ata që japin borxhe duhet besim, dhe besimi varet mbi librat e llogarive.”-tha Rama.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

‘Ndjellësi i fatkeqësive’ që i ngre topin për ‘fitore të rreme’ Edi Ramës

Një video dhe foto që kisha postuar dje nga pasojat e zjarreve në Delvinë në një reportazh, ishte ripostuar sot nga Sali Berisha, i cili...

Lajme të tjera

Web TV