Futbollisti i Milan, Castillejo vuan grabitje nën kërcënimin e armëve

Për fat të mirë, çështja u zgjidh vetëm me një dozë frike të shtuar dhe vjedhje të ores së futbollistit, por pa ndonjë pasojë fizike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aventurë e keqe, që fatmirësisht përfundoi pa pasoja dramatike, por që riktheu në diskutim problemin e sigurisë për futbollistët në Itali. Të mësuar të jenë gjah i keqbërësve dhe nën vëzhgim   nga grabitësit për shkak të aksesorëve të shtrenjtë si makina, apo orë, futbollistët e Serie A denoncojnë krimet që vuajnë. I fundit është Samu Castillejo…

Futbollisti i Milan, përmes profilit të tij në Instagram tha se ishte grabitur në Milano nga dy banditë që e kërcënuan dhe e dhunuan verbalisht duke i drejtuar dhe një armë në fytyrë. “Në Milano a jemi në rregull? Dy djem më grabitën duke më treguar armën në fytyrën time,” shkroi spanjolli i Milan menjëherë pasi raportoi incidentin në polici.

Për fat të mirë, çështja u zgjidh vetëm me një dozë frike të shtuar dhe vjedhje të ores së futbollistit, por pa ndonjë pasojë fizike për Castillejo, i cili padyshim u trondit dhe ka kërkuar masa shtesë sigurie në banesë.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lajme të tjera

Web TV