Kërcënohet me vdekje Ministri i Jashtëm i Italisë

Bundesaussenminister Heiko Maas nicht im Bildund der Italienische Amtskollege Luigi di Maio halten eine Pressekonferenz nach einem gemeinsamen Gespraech im Aussenministerium in Berlin am 9. November 2019. Heiko Maas trifft Italienischen Aussenminister Di Maio *** Federal Foreign Minister Heiko Maas not in the picture and Italian Foreign Minister Luigi di Maio holding a press conference after a joint meeting at the Foreign Ministry in Berlin on 9 November 2019 Heiko Maas meets Italian Foreign Minister Di Maio

Këtë të mërkurë ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka marrë kërcënime me jetë në rrjetet sociale.

Lajmi u bë i ditur nga një postim: “Luigi Di Maio të duam të vdekur së bashku me të gjithë napoletanët”, “Luigi Di Maio i vdekur”.

Shumë anëtarë të qeverisë Conte e parlamentarë të forcave të ndryshme politike  kanë shprehur solidaritet dhe kërkojnë që policia të zbardhë dhe të kapë autorët e këtyre thirrjeve kërcënuese.

Zëvendësministrja e Ekonomisë Laura Castelli ka shprehur mbështetjen e saj ndaj ministrit Di Maio dhe ka deklaruar se “nuk do të ketë kërcënim që do të ndalë impenjimin e punën e kësaj qeverie.”

Edhe Partia Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, përmes eksponentit të saj Simone Baldelli shpreh solidaritetin ndaj ministrit Di Maio e ndaj të gjithë atyre që janë kërcënuar, si dhe dënon dhunën sociale.

 

Bo.Ba./fjala.al