Prokuroria rrëzon padinë e Konit për pedagogët dhe administratorin e shkarkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar padinë e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ndaj pedagogeve Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishti dhe administratorit Skerdi Dafa.

Prokuroria ka vendosur të mos fillojë procedimi penal ndaj tyre, pasi sipas saj nuk përmban elemente të veprës penale.

Rektori pretendonte se ata kishin vazhduar punën për procesin zgjedhor në universitete, në kundërshtim me aktin normativ përgjatë pandemisë së koronavirusit dhe akuzoheshin për “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij”

Para se t’i kallëzonte penalisht, Koni i ka shkarkuar të sipërpërmendurit edhe nga detyra. Vendimi për shkarkimet erdhi në prag të zgjedhjeve për rektor dhe anëtarë të senatit në universitete, të cilat u shtynë prej pandemisë së koronavirusit./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për...

Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze zhvendoset pas protestave

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon-it dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është detyruar të zhvendosë ceremoninë e tij të dasmës nga...

Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në Korçë, pritet asgjësimi i rreth 200 krerëve

Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve, vatra është konfirmuar në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Mësohet se do...

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj, është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës. Deromemaj...

Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, 65-vjeçari ka njoftuar shërbimet spitalore,...

Lajme të tjera

Web TV