Shqipëria rinis fluturimet! Ku do mund të shkojmë ketë verë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vazhdimësi të reduktimit të masave shtrënguese ndaj COVID-19, shumë njerëz tashmë po fillojnë të mendojnë se ku do t’i kalojnë pushimet këtë verë.

Çdo shtet ka paraqitur rregulla të veçanta, disa kane filluar lehtësime të pjesshme ndërkohë që të tjerë si Finlanda, Spanja, Portugalia apo Franca, vazhdojnë ti kenë kufijtë të mbyllur për të gjithë turistët.

Po shqiptarët ku do mund të shkojnë këtë verë?

Drejtoresha e Komunikimit në TIA, Arlinda Causholli ka ndarë pak më parë në një intervistë për Radio Tirana lajme të mira për shqiptarët lidhur me rinisjen e fluturimeve.

Ajo deklaroi se këtë të premte, 12 Qershor 2020, Shqipëria do të pres 192 turistë që do te vijnë nga Bjellorusia. Ky është fluturimi i parë i planifikuar në Ballkan për qëllime turistike. Turistët do të shpërndahen, në Durrës, Vlorë dhe Ksamil. Turistët nuk do të duhet ti nënshtrohen testimit per COVID-19 dhe as të karantinohen.

Përsa i përket fluturimeve të tjera, ne faqen zyrtare te TIA njoftohet se prej ditës së hënë, datë 15 Qershor 2020, rifillojnë fluturimet komerciale disa herë në javë mes dy destinacione shumë të rëndësishmesh; Tiranë-Athinë dhe Tiranë-Vjenë.

Pas 15 qershorit pritet edhe rinisja e fluturimeve me Italinë, por nuk ka ende një datë të saktë. Znj. Causholli shpjegoi se shpresohet për një marrëdhënie dypalëshe që do të mundësonte lëvizjen e lirë.

Gjithsesi, për shkak te pasigurisë së situatës priten përditësime te vazhdueshme rreth rregullave të reja të fluturimeve dhe lëvizjes.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’/ ‘Nofkat’ e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

Zbardhen detaje nga dosja e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë...

Mbyllja e hetimeve, reagon Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare nga SPAK!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare. Ai...

Xhaferraj për Berishën: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon dot Ramën kurrë

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është rikthyer kërkesës së tij për...

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Lajme të tjera

Web TV