Vajzat e “topkëmbës”, të papërmbajtshme, shënohen 43 gola në 5 ndeshje

Janë zhvilluar të mërkurën ndeshjet e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra dhe, duke vënë në pah edhe diferencat e mëdha midis skuadrave, janë shënuar një numër i madh golash, plot 43, me një mesatare prej thuajse 9 gola për ndeshje.

Në 5 takimet e zhvilluara spikat fitorja e thellë e Apolonisë me rezultatin 17-0 ndaj Maliqit, ku protagoniste kryesore të skuadrën fierake ishin Goro dhe Iljadhi, të cilat realizuan nga 5 gola secila. Në atë që ishte një nga përballjet më interesante, Tirana AS mposhti me rezultatin 4-1 Juban Danjën.

Ndërsa Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat të thellë, pasi mundi me shifrat 11-1 Dajtin. Teuta mundi me vështirësi Bilisht Sportin 1-0. Në takimin e fundit të të kësaj jave, Vllaznia triumfoi ndaj Akademisë AAS me rezultatin 7-1 dhe vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit me 33 pikë të grumbulluara pas 11 javësh.

Në vendin e dytë renditet Apolonia me 28 pikë, që vazhdon të mbajë hapur garën për titull. Kjo ishte java e dytë e ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra që u luajt pas rifillimit të sezonit, ndërsa ishte edhe java e parë e fazës së dytë, nga e cila kanë mbetur edhe 7 javë.

Ndeshjet e javës së 10-të të luajtura të shtunën e kaluar, më datë 6 qershor, ishin të parat që pas ndërprerjes së shkaktuar nga shpërthimi i epidemisë së virusit “Covid-19”.

Kampionati Kombëtar i Futbollit – Femrave

Java e 11-të

Apolonia – Maliqi            17-0

KF Teuta – Bilisht Sport     1-0

Tirana AS – Juban Danja   4-1

Kinostudio – Dajti             11-1

Vllaznia – Akademia AAS      7-1

Lexo edhe :  Broja debuton me Burnley në supersfidën ndaj Liverpool

 

Renditja

Nr.          Team           N.           F.            B.            H.            Gsh-Gp                Pikë

  1. Vllaznia                 10           10           0                0            89-1                       30
  2. Apolonia               10           8              1                1            85-6                       25
  3. Juban Danja         10           7              1                2            45-19                     22
  4. Tirana AS             10           6              2                2            42-18                     20
  5. Akademia AAS      10           6              0                4            32-36                     18
  6. Kinostudio            10           4              2                4            41-30                     14
  7. Teuta                   10           3              0                7            27-53                       9
  8. Dajti                     10           2              0                8              7-75                       6
  9. Maliqi                   10           1              0                9            11-60                       3
  10. Bilisht Sporti         10           0              0              10             0-81                       0