Zgjedhje parlamentare dhe vendore bashkë! Një zgjidhje për politikën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Deklaratë e fortë dhe e duhura, për mendimin tim, nga Partitë Popullore Evropiane që në vendin tonë të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme së bashku, parlamentare dhe lokale.

Deklarata e koordinatorit të grupit për çështjet e zgjerimit,  z. Michael Gahler, në Parlamentin Evropian, pasi përshëndeti arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore në vendin tonë midis palëve politike, kërkoi të bëhet një hap tjetër, tepër i rëndësishëm, nga politika, e ngecur në qerthullin e vet si pa rrugëdalje, që duket sikur i intereson pushtetit.

Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale së bashku në Shqipëri do të ishte një hop i duhur. Kjo thirrje, kërkesë apo apel që vjen nga Parlamenti Evropian duhet të dëgjohet nga politika jonë, jo vetëm për të treguar gatishmërinë tonë në aspiratat e vendit tonë drejt BE-së, por do të ishte një rrugëdalje.

Pse është shumë e rëndësishme që zgjedhjet lokale të zhvillohen bashkë me ato parlamentare vitin e ardhshëm?

Le të kthehemi një vit pas në kohë, kur filluan të përshkallëzoheshin tensionet në politikën shqiptare dhe kulmuan me një rast unik,  djegien e mandateve parlamentare dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës,  për shkak të parregullsive të shumta në zgjedhjet e vitit 2017 dhe mosbesimit qeverisës.

Opozita nuk pranoi të hynte zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, sepse nuk kishte garanci nga mazhoranca që ato do të zhvilloheshin të lira dhe të ndershme, me një sistem zgjedhor të mbyllur.

E sot që tensionet kanë rënë dhe midis palëve kemi një marrëveshje për reformën zgjedhore, dakordësia e arritur me mbikëqyrjen dhe këmbënguljen e pandalur të ambasadës amerikane, më saktë të ambasadores, znj. Yuri Kim, për identifikimin elektronik, ndalimin me ligj të përfshirjes së administratës shtetërore në komisionet zgjedhore e të tjera modalitete teknike, të cilat po vazhdojnë të negociohen për të pasur dhe vendosur zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe :  A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

E kur kemi arritur në këtë fazë, mendoj se është e rëndësishme që duhet t’i ribëjmë zgjedhjet lokale, për t’i harruar votimet me një kandidat që u zhvilluan vitin e kaluar. Shqiptarët, qofshin të majtë, të djathtë, elektorati gri, pa parti, të rinj, të vjetër, të pasur e të varfër, meritojnë të votojnë të lirë, kur kanë alternativa përpara e jo një kandidat të një force të vetme politike. Prandaj quhen zgjedhje, që të zgjedhësh.

Është koha, për të mos thënë që jemi vonë, për të  bërë një kthesë e madhe, të pritur dhe të duhur për të ardhmen e vendit dhe të shqiptarëve. Për aspiratat evropiane të Shqipërisë  sonë.

E në këtë moment, kur po na vijnë thirrje nga Evropa, duhet që politika të dëgjojë më shumë, jo vetëm veten dhe të kuptojë më shumë, jo vetëm interesat e saj oligarkike. Parlamenti, qeveria, bashkitë, si rrjedhojë institucionet me radhë, urbanistika e qyteteve, edhe urbanistika politike etj., duhet të çlirohen dhe t’i kthehen demokracisë dhe prosperitetit të vendit.

Çurçilli thoshte se politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit për ardhmërinë. Të paktën ne të bëjmë politikanin për zgjedhjet e ardhshme, të lira dhe të ndershme dhe pastaj të dalin burrat e shtetit. Në pritje, por jo pa shpresë…

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Lajme të tjera

Web TV