28 raste të reja me COVID në Kosovë, të infektuar dhe në këto institucione

28 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 228 teste të realizuara janë konfirmuar për 24 orët e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, komuna e Podujevës 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë.

IKSHPK konfirmoi se në javën e fundit ka pasur raste pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore.

Në total numri i të infektuarëve me COVID-19 ka arritur në 1.326 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 8 pacientë të tjerë, duke e çuar në 921 numrin në total të të shëruarave në vend.

Në Kosovë janë regjistruar gjithsej dhe 31 viktima nga koronavirusi të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./En.Br./Fjala.al