AMT sërish padi në SPAK, Budina: Këta gënjejnë nga mëngjesi në darkë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi në SPAK lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kallëzimi është kundra Edi Ramës, Erion Veliajt, Sandër Lleshajt, Arbjan Mazniku, Toni Gogut etj.

Ndërkohë në një deklaratë për median Edmond Budina tha se artistët do tu rrinë pas qafe atyre që kryen këtë krim monstruoz sipas tij, për të cilën ka lemerisur e gjithë bota.

Njerëzit do të përgjigjen për atë që dinë. Do jepen dëshmitë e tyre për gjithçka që ka ndodhur atë natë. Ne kemi një shprehje nga anët tona, të ardhtë pas qafe. Edhe ne do tu rrimë pas qafe këtyre, të gjithë atyre që kanë kryer atë krim monstruoz për të cilën është lemerisur e gjithë bota, ne do tu rrimë pas qafe, nuk do të heshtim.”

Budina tha gjithashtu se policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh pasi kanë vjedhur rrobat e tyre personale madje dhe biçikletat atë natë.

”Këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Kryeministri ka thënë forcat Renea nuk kanë qenë fare në teatër ndërsa Ministri i Brendshëm tha kanë qenë sepse kishin të dhëna për ekploziv.

Si e shembe atë duke menduar se aty kishe eksploziv? Këtu ka një monstruozitet të jashtëzakonshëm. Policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh.

Edhe objektet tona personale janë vjedhur atë nate, vlera është e konsiderueshme, kalon mijëra euro dhe asgjë nuk është kthyer. Ata të gjitha i shkatërruan aty, edhe biçikletat tona janë gjetur të shitura në pazarin e Tiranës. Ne do t’i qëndrojmë prapa.”

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj në orën 04:30 të mëngjesit. Prej asaj dite e deri më sot, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar disa protesta dhe po mbledh firma në të gjithë vendin për peticionin ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte dhe siç ishte./l.m/Fjala.al

Lexo edhe :  Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Të fundit

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të...

Lajme të tjera

Web TV