Fatos Nano me pranga në zyrën e Taulant Ballës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse është politikan i brezit të dytë në Partinë Socialiste, Taulant Balla është i vetmi që bashkon gardën e vjetër me të renë.

Zyra e tij për merak, në katin e dytë në selinë e PS-së është pothuajse një muze i vogël. Flamuj, stema, orendi të vjetra që ndodhen aty janë memoria historike që flasin shumë.

Por mes fotografive që janë fiksuar në mur një është shumë e veçantë. Qëndron në qendër të zyrës, ka kornizë speciale dhe është e llojit “foto sa një mijë fjalë”. Aty shfaqet Fatos Nano, kryetari i parë i Partisë Socialiste me pranga në duar në sallën e gjyqit.

Ai u arrestuar më 30 korrik të vitit 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për vjedhje përmes mashtrimit në favor të tretëve. Nano u lirua më 13 mars 1997 pasi qëndroi 1516 ditë në qeli dhe më pas mori pafajësi. Po përse Taulant Balla e ka vendosur foton e tij në qendër të zyrës? Sigurisht që ka në një arsye dhe kjo lidhet me mirënjohjen. Në një farë mënyre Fatos Nano ka qenë mentori politik i Taulant Ballës.

Ishte ai që e afroi djalin e ri nga Librazhdi për ta qenë në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat në garën për deputet dhe që Balla fitoi. Pas kësaj kohe Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS dhe në vend të tij kryetar u zgjodh Edi Rama.

Për fatin dhe zotësinë e tij Tualant Balla ka bërë një karrierë të suksesshme me kryetar Edi Ramën dhe këtë ai e vlerëson pa masë, por njëkohësisht nuk e harron Fatos Nanon. Një mirënjohje që e ka të stampuar në një fotografi që e tregon këtë por tregon njëkohësisht dhe sakrificën e Partisë Socialiste në vite. Dhe që fotoreporterja e grupit mediatik “Fjala”, Fatjana Kazani, i fiksoi të dy në një fotografi të vetme si foto e ditës:

Lexo edhe :  Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Fatos Nanon me pranga në sallën e gjyqit dhe Taulant Ballën duke dhënë një intervistë për emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”.

 

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV