Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri para pak minutash në kryeqytet. Një personi i kanë bërë atentat duke e lënë viktimë në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Selitës. Burime bëjnë se viktima është shtetasi Hekuran Billa. Ai është qëlluar në momentin që ka qenë brenda makinës së tij pranë një qendre tregtare.
Nga informacionet paraprake dyshohet se është ekzekutuar me arme me silenciator, pasi sipas banoreve te zonës nuk janë dëgjuar të shtëna.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.
/E.B./Fjala.al