Thaçi premtim publik: Nuk do të jem më pjesë e politikës

Pas mbarimit të mandatit si kreu i shtetit nuk do jetë më pjesë e politikës aktive“. Ky ka qenë premtimi publik i bërë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Gjatë një interviste në Syri Tv, Thaçi u shpreh se për pak muaj mbaron mandati i tij si President dhe nuk do kandidojë më për këtë post.

Më tej gjatë fjalës së tij Thaçi nënvizoi faktin se nuk do i rikthehet politikës aktive, por do vijojë jetën si qytetarë i thjeshtë e kërkon që të zgjohet në mëngjes e mos të veshë kostumin e të shkojë në zyrë.

Fjala e plotë

Unë nuk do jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme. Pas disa muajsh nuk do mendoj se do rikandidohem për president. Do kem një jetë tjetër. Është e mjaftueshme pas dy dekadash me përgjegjësi politike. Unë largohem në rrethana kur vendi është në drejtimin e duhur”.

 

Bo.Ba/fjala.al