Tom Cruise nis bisedimet për të realizuar filmin e parë në hapësirë

Aktori amerikan, Tom Cruise ka filluar bisedimet me ‘Nasa-n’ për të realizuar një film në hapësirë. Mësohet se pjesë e filmit do të jetë dhe miliarderi Elon Musk.

Ky do të jetë filmi i parë i realizuar në hapësirë.

“Nasa është e emocionuar të punojë me Cruise për realizmin e filmin në hapësirë”- shkroi adminitratori i Nasa, Jim Bridenstine në Tëitter. “Ne kemi nevojë që mediat të frymëzojë një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh që planet ambicioze të Nasa-s të bëhen realitet.”

Shefi ekzekutiv i Tesla-s dhe Space X, Elon Musk nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht bashkëpunimin, por komentoi në në postimin e Bridenstine duke shkruar:
“Duhet të jetë shumë argëtuese.”

Ka.li/fjala.al