Basha takim me maturantët: Me PD askush s’do të privohet nga e drejta për arsim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në kafe me një grup maturantësh nga Berati. Pas takimit, përmes një reagimi në rrjetet sociale Basha shkruan se diskutoi me ta për problematikat dhe planet e tyre për të ardhmen.

Sipas tij, Qeveria “Rama” po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta dhe kjo situatën do të marrë fund me ardhjen e PD-së në pushtet.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të bisedoja dhe ndaja mendime me maturantët e Beratit për provimet e maturës dhe pengesat, ëndrrat e planet e tyre për të ardhmen.

Maturantët më treguan vështirësitë me të cilat përballen, problematikat e mëdha që shoqëruan këtë vit, paqartësitë, pamundësia për të realizuar mësimin online e deri tek niveli i lartë i vështirësisë së provimeve.

Shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen.

Qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit.

Lexo edhe :  FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do të ndërtojmë një qeverisje normale që ofron mundësi për arsim cilësor, punësim e nje jetë normale me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3237367346314424?__xts__[0]=68.ARB50PP9u8ppj66P43uTdOO56rgHNoIUPN2RSlbHToLqyJ9FEiUecniC7CvmkQM-5kiaY_DLpgjOm29kuCUuQroa95c7ny9sOFlBXwOdnzy22gyKUfeXMfRU4xqkh1nxdIQapvH7LwvTuy520lEMH9UTR4_Zs569saJ23DB83HG2NdtjwKiBQevDZW0UkmhtzvBwHuRGwjr7_i1qHotmGP0yl_zZHWCA9z_5DR8aJ822W7S1nCUOmSjaYEB-1e1RAOxi90w_eQXg7Kofclpz3U6oE5niRpw7hTGD5_ZG_M5oRR0EKN4IKPpzN_15YI-Mecu-WqvSf7trCjQ-I_QuE1UAmA&__tn__=-R

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV