Covid19/Konfirmohen pesë të infektuar të tjerë në Vlorë, nënë e bijë në Belsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditët e fundit shënuan shifrat më të larta të infektimeve me koronavirus, qysh nga nisja e pandemisë.

Këtë të enjte u shënua numri më i madh i rasteve të reja, plot 44, por duket se trendi i lartë do të vijojë edhe ditën e sotme.

Në qytetin e Vlorës i cili ka qenë me raste shumë të rralla qysh nga nisja e emergjencës, janë konfirmuar në orët e fundit pesë raste të reja infektimesh.

Katër janë kontakte familjare të rastit të konfirmuar ditën e djeshme, ndërsa njëri prej tyre është rast i ri.

Kujtojmë se rasti i djeshëm në Vlorë është ai i një bojaxhiu. I infektuari kishte punuar ditëve të fundit si bojaxhi në Himarë, ku dyshohet se ka pasur kontakte me një person nga Tirana.

Ndërkohë në zonën e infektimit me Covid-19 në vend përfshihet edhe Belshi. Dy raste të reja me Covid-19 në qarkun e Elbasanit, duke shënuar për herë të parë raste në Belsh.

Mësohet se të infektuarat janë nënë dhe bijë dhe janë kontakte të Tiranës. Në total në rang qarku janë infektuar 24 individë, ndërkohë aktivë janë vetëm 4, 1 në Librazhd, 1 në Elbasan dhe 2 në Belsh./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV