Ekzekutimi te “Komuna e Parisit”/ Armë e njëjtë me të gardës, dyshohet për vrasës me pagesë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit Hekuran Billa te “Komuna e Parisit” mbrëmjen e djeshme.

Mësohet e policia dyshohet për vrasës me pagesë, megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Autorët dyshohet se e kanë gjurmuar viktimën për të mësuar të gjitha lëvizjet e tij, e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe e kanë qëlluar  me breshëri.

Ndër të tjera mësohet se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja, ndërsa arma ka qenë e tipit mp5 automatike e njëjtë me ato që përdor garda dhe është çuar në laborator. Megjithatë duhet theksuar se kjo armë nuk rezulton e regjistruar ne Shqipëri.

Edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar, ndërsa targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAUL.ka.ta/Fjala.al/