Vrasja horror në Durrës/ Ish-drejtuesi i policisë: Arma nuk është shkrepur nga fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku shprehet se pas ngjarjes kriminale, ku u ekzekutua Pëllumb Meta, ka një marrëveshje mes personit që kreu ekzekutimin dhe familjarëve të tjerë.

Ai thotë se nuk mendon se ka qenë vajza ajo që ka shkrepur armën 4 herë, por shton se prapa këtij krimi ka vepruar një dorë tjetër.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, ai deklaron: “Në bindjet e mia është se atje nuk dhunë, se nuk është provuar, dhe nëse do të kishte dhunë do të kishte ndaj gruas. Kam thënë që pas këtij krimi ka probleme mes të shoqes dhe viktimës. Nuk besoj se ai shënim, prona e tyre nuk kushton 1 milion euro saç shkruhet nëpër mure.

Mendoj se personi që ka tërhequr këmbëzën 4 herë pa iu dridhur dora në prani të familjarëve, do të thotë që kemi të bëjmë me një marrëveshje. Prapa këtij krimi besoj se nuk janë fëmijët. Mendoj se ka një dorë tjetër që ka vepruar katër herë pa iu dridhur dora. Por fëmijët i ka tradhtuare vetja, kanë ngatërruar skenarin pas ekzekutimit”./e.t

 

Të fundit

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Takimet speciale me eskorta, Policia e Burgjeve nis kontrollet!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të...

Lajme të tjera

Web TV