Greqia hap kufijtë, ja protokoll i rreptë për qytetarët që do të udhëtojnë drejt vendit helen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikilias së bashku me ministrin e Turizmit Haris Theoharis dhe zëdhënësin e qeverisë Stelion Petsas kanë bërë publike ditën e sotme protokollin e rreptë për turistët dhe udhëtarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë.

Duke filluar nga 15 qershori lejohen fluturimet në aeroportin e Athinës, Maqedonisë së Veriut, Italia, Hollanda, Spanja, ndërsa për Shqipërinë do të lejohen fluturimet vetëm për arsye të rëndësishme dhe jo për turizëm.

Shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Greqisë do të mund të udhëtojnë vetëm për arsye pune apo madhore të vërtetuara, kjo procedurë do të vijojë deri më 1 korrik, më pas do të lejohet turistët dhe vizitat familjare.

Ndërkohë nga 15 qershori do të vazhdojë të qëndrojë i pezulluar lundrimi i anijeve të huaja dhe krocierave, ndërsa do të lejohen vetëm skafet dhe jahtet.

Plani i ministrisë së Turizmit:

Nga 15 qershor hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinjë dhe dy aeroportet e mëdha të Greqisë për 29 vende, mes tyre edhe Shqipëria, për raste të caktuara.

Nga 1 korrik starton zyrtarisht dhe sezoni turistik për Greqinë, përveç vendeve të treta që përjashtohen dhe nga lista zyrtare e BE. Nga kjo datë udhëtojnë lirshëm dhe shqiptarët Shqipëri-Greqi apo anasjelltas. Nga 1 korrik do të lejohen dhe lundrimet e anijeve në portet greke, si dhe në të njëjtën datë do të aktivizohen sërish dhe 7 pika hyrjeje nga kufijtë tokësore, ku përfshihen edhe me Shqipërinë.

Plani parashikon kampione në raste dyshuese si dhe karantinë 14 ditë nëse i testuari del pozitiv me covid-19.

E rëndësishme: nga 1 korrik të gjithë udhëtarët që do vizitojnë Greqinë do të plotësojnë një format elektronik ku do përfshihen me detaje të gjitha kontaktet që do të kenë gjatë udhëtimit në Greqi. Si dhe do të vendosen disa hotele karantinë, për rastet e të infektuarëve, lista e të cilëve do të shpallet ditët e ardhshme.

Lexo edhe :  Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

**

Plani i ministrisë së Shëndetësisë

Për ishujt e Greqisë, që presin turistë nga 1 korrik do të jenë në gatishmëri dhoma dhe 19 salla reanimacioni, poliklinika dhe qendra shëndetësore në funksion 24 orë, 7 ditë në javë; ekipe lëvizës do të marrin kampione dhe formojnë statistikat në çdo ishull, do të funksionojnë ekipe lundruese të sektorit të Epidemiologjisë në ishujt e vegjël, si dhe janë gati 11 kapsula –salla për fluturim, në rast se do nevojitet transporti ajror apo detar, për pacientë.

Ishujt Tinos, Samos dhe Santorini do të jenë nën kopetencat e spitalit të madh Tzaneio në Pire, për çdo urgjencë.

Re.Gu/fjala.al

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Viktima...

Nën hetim për korrupsion, qeveria shkarkon kryetarin e bashkisë së Antalyas

Ministria e Brendshme Turke ka pezulluar kryetarin e bashkisë së Antalyas , Muhittin Boçek , i cili i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) të...

Sistemi i drejtësisë në rrugën e duhur, Spiropali: SPAK e GJKKO, model

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit mbi “Vlerësimin e Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë...

Ministri Manja: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm të pavarur, por edhe llogaridhënëse

Ministri i Drejtësisë, Uli Manja ka vlerësuar ditën e sotme reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK. Gjatë fjalës së tij në tryezën “Vlerësimi i...

Ekspertët ngrenë alarmi/ Trump “akuzohet” për shkrirjen e Antarktidës

Politikat e Trump rrezikojnë të shkrijnë Antarktidën, jo vetëm përmes ngrohjes globale, por edhe si një territor i mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe ushtarak. Mediat...

Lajme të tjera

Web TV