Iu gjet granatë me vete, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan

Një 57-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjet një granatë ofensive me vete.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se është arrestuar një person me inicialet R. V., si dhe i është sekuestruar menjëherë municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. V., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet një granatë ofensive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.ka.ta/Fjala.al/