Largimi i Dvoranit, ja kush e merr drejtimin e KED deri në fund të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy institucion e të rëndësishme të drejtësisë në vendin tonë ngelin bosh pas largimit të Ardian Dvoranit.

Gjykata e Lartë do mbetet me 3 anëtarë, ndërsa KED nga ky moment deri në fund të vitit do të kalojë në drejtimin e zv.kryetares Vitore Tusha.

Sipas ligjit nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në nenin 227 të tij parashikohet se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është zëvendëskryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi raporton Panorama.

Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e kryetarit, në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”. Kështu, sipas këtij përcaktimi, Vitore Tusha do të drejtojë KED-in deri në fund të këtij viti, kur do të zgjidhet kryetari i ri. Ndërsa për Gjykatën e Lartë, aktualisht janë vetëm 3 anëtarë, Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, që do të kandidojnë për të marrë drejtimin e kësaj Gjykate.

Gjithashtu, gjatë këtij viti pritet që në këtë Gjykatë të shtohen anëtarët, por do të përzgjidhen vetëm pasi të kenë kaluar procesin e vetingut në Shkallën e Parë.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Parlament, deputetët e Partisë Socialiste kërkuan një ritëm më të lartë nga kryetarja e KLGJ, Nureda Llagani, në drejtim të plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, pasi plotësimi i saj lidhet edhe me procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Pritet që brenda këtij viti të kemi edhe të paktën 5 emra të rinj për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV